“Yjet” munden nga Benini, Senegali i falet Manesë

Kupa e Afrikës: Benini kalon Marokun dhe hyn në histori të Kupës së Afrikës. Për Senegalin mendon Sadio Mane.

MarokBenin 1-1 (2-4 pen). Ugandë-Senegal 0-1

Në takimin e parë, me eliminim të drejtpërdejtë të kësaj kupe, Benini ka mundur pas gjuajtjeve të penalltive njërën nga ekipet pretendente të turneut, Marokun.

Në fakt, ekipi maroken i Herve Renard, ishte shumë pranë kualifikimit, ndërsa në minutat shtesë të takimit, fitoi një penallti, të cilën e humbi njëri nga yjet e Ajaksit, Hakim Zijec.

Edhe pse në shtesë Maroku luajti me një futbollsit më tepër, teksa Adenon i Beninit doli me të kuqe, sërish ndeshja u vendos nga lotaria e penalltive. Benini realizon 4 ndaj 2 të kundërshatrit dhe shkruan historinë. Për herë të parë në çerekfinale të kompeticionit.

Ndërkaq takimi tjetër mes Ugandës dhe Senegalit favorit, ka folur që në fillim për Senegalin.

Edhe këtë takim deçiziv e ka vendosur ylli i Liverpulit Sadio Mane i cili pas asistit të Niang, në minutën e 15-të, ka shënuar për ‘luanët’. 

Me kalimin e minutave, në stadiumin e Kajros, Senegali është kujdesur të administojë. Paçka se në të 61-tën Mane, humb një penallti. Edhe ekipi i teknikut Çise, në çerekfinale. (Ugandë-Senegal – Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!