Egjipti del nga “shtëpia”, Afrika e Jugut leksion…


Afrika e Jugut shtang Egjiptin në fund dhe kalon në çerekfinale. Salah dhe skuadra vendase, vërshellehen nga publiku.

Kupa e Afrikës: Egjipt- Afrikë e Jugut 0-1 (Lorç 85′)

Magji në Kupën e Afrikës, që po zhvillohet në Egjipt. Skuadra e skajshme e Afrikës, ka thyer çdo parashikim dhe në mënyrë surprizë, ka eliminuar Egjpitin vëndas, 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Aksion vrasës i afrikano-jugorëve me dy forca përpara dhe Lorç i lirë në zonë, me qetësi olimpike, depoziton në rrjetë. Në momentin e golit, Egjipti kishte dalë i gjithi përpara dhe në prapavijë kishte vetëm një futbollist.

Skandaloze për një ekip që pretendonte trofeun. Kështu, epërsia dhe kualitetet e Egjiptit shkojnë dëm, ndërsa Mohamed Salah dhe të tjerë lojtarë të “faraoneve”, nga sot, duhet të mendojnë për të kaluar disa ditë pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!