Revolucion te Egjipti, largohen të gjithë

Plas në Egjipt. Pas dështimit në Kupën e Afrikës, ndërsa vëndi organizator Egjpiti, u mund nga Afrika e Jugut dje në Kajro, me një gol të në të 85-tën shënuar nga Lorç, presidenti i Federatës së Egjiptit, Abo Riba, përpara se të japë dorheqjen, ka shkarkuar të gjithë stafin teknik me në krye trajnerin meksikan Havier Aguierë.

“Kampionati do të përfundojë pas Kupës së Afrikës. Kemi pasur shumë pak mundësi për të qenë së bashku dhe kjo do të thotë që ne duhet të mësojmë shpejt për t’u bërë një ekip solid.

Por më duhet të them se meqë jemi vend organizator, të gjitha institucionet në Egjipt, janë mobilizuar për të siguruar kushte optimale  për të punuar.

Këtu  janë të gjithë të fokusuar për Kupën e Afrikës”- është shprehur 60-vjeçari nga Meksika në prag të turneut në Egjipt. Siç duket tekniku meksikan, ka nuhatur diçka dhe fjala e tij, ka shkuar në vesh të “perendisë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!