Bufon, në ditën e rikthimit…

Ditën e sotme, Xhixhi Bufon është paraqitur për të kryer vizitat mjekësore. E gjitha kjo, pasi drejtuesit e klubit dhe portieri 41-vjeçar, kanë rënë dakord për një kontratë 1-vjeçare, ndërsa legjenda Bufon do të përfitojë 1.5 milionë euro plus bonuse.

Të pranosh stolin, kërkesa e Juventus, me ish portierin e PSG që me sa duket, në fund të edicionit do të mbetet te bardhezinjtë për një rol drejtuesi.

Shpresa për një tjetër mundësi për të mberritur te trofeu i munguar i Bufon, Champions League, shihet si nxitja kryesore pse rekordmeni i Italisë, ka bërë prapakthehu te Juve në këtë moshë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!