Stefano Sensi, “trisi” zyrtar i Interit…
● Pas Godìn dhe Lazaro, mesfushori i ardhur nga Sasuolo është blerja e tretë e Kontes për Interin e ri që po ndërton…
Inter bëri “tris”. Pas formalizimeve të Godìn dhe Lazaro, erdhi edhe radha e zyrtarizimit të Stefano Sensi, mesfushorit të Sasuolos.
23-vjeçari shtatshkurtër ishte që nga e hëna në mbrëmje në Milano. Ai vizitoi për herë të parë klinikën “Humanitas” dhe më pas shkoi në mjediset e Coni-t.
Në fund shkoi në selinë e “bluzinjve” të Milanos për nënshkrimin e kontratës, që do ta lidhë atë me Interin për pesë vjet. “Jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë, pres një sezon të madh”, deklaroi Sensi pasi firmosi.