Partizani jep shkëndija ‘jete’

Miqësore: Krakovia- Partizani 0-1 (Kardozo 75′)

Partizani përpara se të marrë rrugën për në Tiranë, u ndesh sot në Slloveni me ekipin e Krakovias që militon në kampionatin polak.

Ndryshe nga dy miqësoret e tjera, këtë radhë Partizani, ka arritur të fitojë me një gol të shënuar nga Kardozo në minutën e 75’. Përpos afrimeve dhe kontigjentit në dispozicion, Franko Lerda, trajneri i ri i të kuqëve, i ka dhënë mundësi nga minuta e parë vetëm Hakajt nga ata që u afruan gjatë verës.

Sipas informacioneve që vijnë nga klubi kryeqytetas, skuadra ka patur paraqitje të mirë dhe se futbolistë të caktuar, janë shfaqur mjaft mirë.

Për Partizanin, mbetet kthimi në Tiranë dhe faza speciale për t’i paraprirë takimit me Karabakut në Ligën e Kampionëve në program me datën 10 korrik në “Selman Stërmasi”.

Krakovia nga ana e saj, befason me këtë humbje pasi javën e fundit, edhe pse në teste, mundi dy gjigandë të ballkanit Dinamon e Zagrebit 1-0 dhe Mariborin 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!