Tjetër tragjedi, ndërron jetë ish-lojtari bardhezi

Tragjeditë e këtyre ditëve bëhën tri. Ish-lojtari i Laçit, Amadu Boiro, ka ndërruar jetë. Lajmi bëhët i ditur nga mediet senegaleze.

Shkaqet e vdekjes së futbollistit 23-vjeçar mbetën anonime, por i riu është larguar fatalisht nga jeta. Angazhimi i Boiros me kurbinasit, nuk zgjati shumë, aq sa askush nuk arriti ta shënjestrojë si një prurje të re.

Mesfushori firmosi me Laçin gjatë verës së vitit 2017. Boiro nuk luajti asnjë takim zyrtar me bardhezinjtë, ndërsa në stërvitje me ekipin, nuk bindi duke bërë që palët të prishnin me mirëkuptim kontratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!