Portier skandaloz, Tunizia rrezikon grupin…

Kupa e Afrikës,Gr. E: Tunizi-Mali 1-1 (Kazri 71’/ Hasen 60′ aut)

Tunizia në vështirësi pas takimit të dytë në grup në finalet e Kupës së Afrikës.

Portieri i saj Mohez Hasen, pas disa gafave amatoreske, në fund i dhuron golin e avantazhit Malit, duke vënë plotësisht në rrezik, jo vetëm fatet e takimit Tunizi-Mali luajtur sot në Suez të Egjiptit, por dhe atë të kalimit të grupit E.

Një goditje nga këndi për Malin, shkon te duart e portierit, që e devijon te porta e tij për 0-1. Gjithsesi, numri 10 i Tunizisë, Kazri, shënoi një supergol nga goditja standarte (ndihmuar nga devijimi i murit) në të 71-ën duke vendosur balancën.

Në pjesën e parë, Tunizia ishte shumë kërkuese, madje goditi edhe shtyllën. Shumë situata në favor të tyre edhe në të dytën, por në fund, rezultati u fiksua të shifrat 1-1.

Mali kryeson grupin me 4 pikë, ndërkohë Tunizia pas dy barazimeve, mbetet te kuota e 2 pikëve.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!