Algjeria fut në telashe Senegalin, Kenia shpreson…

Kupa e Afrikës Gr:C. Senegal- Algjeri 0-1/ Kenia-Tanzani 3-2
Belali fut në “bela” Senegalin. Në takimin mes Senegalit dhe Algjerisë, luajtur në Kajro, skuadra e Algjerisë u tregua më cinike dhe në pjesën e dytë shënoi një gol me Belalin (49′) duke prerë biletën e parë të grupit C.
Në këtë takim, Senegali i yjeve, koutuar si pretendët i trofeut, dha pak duke mos u ngjitur asnjëherë në nivelin e kërkuar.
Në takimin tjetër, po të grupit C, Kenia fitoi me shifrat 3-2 ndaj Tanzanisë duke mbajtur gjallë shpresat për të dalë nga grupi. Kjo fitore, ka përshtjelluar disi dhe situatën e Senegalit pasi të dyja ekipet tani kanë nga tri pikë ndërsa sfida e fundit mes Kenias dhe Senegalit, do përcaktojë ekipin e dytë që do shoqërojë Algjerinë për fazën tjetër të garës.
Kronika e ndeshjes nis me epërsinë e Tanzanisë, teksa në minutën e 6’ Msuva, shënon golin e avantazhit. Olunga për Kenian në të 39 barazon rezultatin ndërsa pa u mbushur një minutë, është sërish Tanzania që gjën të dytin (40’) me Samata.
Përpjekjet e kenianëve në fraksionin e dytë, janë të shumta dhe golat bëjnë diferencën duke i dhënë suksesin e parë Kenias në këtë Kupë të Afrikës.
Në të 62’ Omolo barazon golat në fushë, ndërkohë që në të 80-ën Olunga siglon të tretin për Kenian.
