Maroku kalon “Bregun”, fiton dhe Afrika e Jugut…

Kupa e Afrikës Gr, D:Afrikë e Jugut- Namib1-0/ Marok- Bregu i Fildishtë 1-0

Afrika e Jugut me një gol të Zungu në të 69-ën, mund Namibinë në ndeshjën e grupit D duke mbajtur ende hapur mundësinë e kualifikimit.

Pas humbjes në takimin e parë me Marokun, shteti i skajshëm Afrikan, bëri mirë detyrat dhe mbrriti Bregun e Fildishtë në klasifikim. Në këtë mënyrë, ndeshja e fundit në grup mes tyre, merr dimensionet e kualifikimit.

Në supersfidën Marok-Bregu i Fildishtë, goli i Nesri për marokenët në të 23 –ën, mbeti i pandryshuar deri në fund. Takimi i luajtur në ‘Al Salam’ të Kajros, me rezultatin teknik në fund, i dha të drejtën Marokut të kalojë për në fazën me eleminim direkt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!