U-11 EMV-Rinia, kampione e Zyres Rajonale

U-11 EMV-Rinia e drejtuar nga Ermal Myrta, shpallet fituese e Zyres Rajonale të Tiranës. Pas ndeshjeve të paly-off, ndërsa në garë ishin 47 ekipe moshash, EMV Rinia, gjeti në finale ekipin homolog të Kinostudios. Takimi u shoqërua nga emocione të forta me të dyja ekipet që insistuan të fitonin Kupën e vendosur nga FSHF-ja për këtë kategori moshe.

 Pas avantazhit të Rinisë, teksa dukej se kishte shumë kualitet në përberje, ka ardhur barazimi surprizë nga formacioni i Kinostudios dy minuta nga fundi. Janë ekzekutuar penalltitë dhe në fund, U-11 EMV Rinia, ka ngritur lart trofeun e dorëzuar nga i deleguari i FSHF-së Sulejman Demollari.

 Sakaq, futbollisti më i mirë i aktivitetit, u shpall Fabjor Allmuça. Portieri më i mirë Erlind Shahinasi. Të dy këta futbollistë, ishin pjesë e skuadrës fituese të EMV-Rinia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!