Egjipti e nis mbarë, spektakël në Kajro…


Kupa e Afrikës Gr:A. Egjipt-Zimbabve 1-0 (Mahmud Trezeguet 41′)

Spektakël dhe koreografi fantastike në ceremoninë hapëse të edicionit të 32-të të Kupës së Afrikës në Kajro.

Me një gol të Mahmud Trezeguet, shënuar në fund të fraksionit të parë, Egjipti bëhet fitues i takimit hapës së Kupës së Afrikës ndaj Zimbabve.

Vëndi organizator, edhe pse i konsideruar si favorit i turneut, teksa në të shkuarën e ka fituar 7 herë Kupën, nuk e pati aspak të lehtë të arrijë fitoren në takimin premierë të grupit A.

Ndaj Zimbabve, “faraonët” me yllin e tyre Mohamed Salah, u treguan këmbëngules, por në 90 minuta, në një stadium me kapacitet maksimal (75 mijë), e gjeti rrugën e rrjetës vetëm një herë.

Në këtë mënyrë, Egjipti e nis me tri pikë garën për një biletë në grupin A, aty ku gjënden dhe DR Kongo dhe Uganda. Dy vendet e para kalojnë automatikisht për më tej. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!