FIFA, dërgon sekretaren në Egjipt…

Egjipti fitues i 7 trofeve në 31 edicione, ka organizuar 4 Kupa të Afrikës, më 1959, 1974, 1986 dhe 2006. Ata kanë fituar tri Kupa, të organizuara në shtëpi dhe shpresojnë të triumfojnë të katërtën.

Sakaq, senegalezja Fatma Samoura, e cila mban edhe postin e sekretares së përgjithshme në FIFA-s, do të kryesojë një komision, i cili do të ndjekë punën e CAF në pikat kryesore të futbollit afrikan.

Mbi të gjitha për të garantuar stabilitet, qetësi, profesionalizëm dhe zhvillim konkret në futbollin afrikan. Kjo u zbulua nga një deklaratë e përbashkët e FIFA dhe CAF, e zhvilluar në fund të konferencës për shtyp të mbajtur nga presidenti Ahmad Ahmedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!