“Pista” Juventus bie për Elseid Hysajn…

Edhe pse në krye të “bardhezinjve” të Torinos ka ardhur trajneri Mauricio Sarri, duket se për mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj nuk ka vend te Juventusi.

Kjo për shkak se drejtuesit e “Zonjës” kanë arritur akordin me yllin e kombëtares turke, Merih Demiral, i cili pasi të kryejë vizitat mjekësore mbrëmjen e sotme, do të prezantohet si futbollisti më i ri i torinezëve. 

Kartoni i mbrojtësit 21-vjeçar Demiral i ka kushtuar 15 milionë euro arkës së Juventusit, i cili bëri pazar me Sasuolon. I riu i talentuar turk, në janar u ble nga Alaniasport për 7 milionë euro, ndërkohë që ka bërë një paraqitje impresionuese në radhët e Sasuolos, ku luajti 14 ndeshje dhe shënuar edhe dy gola.

Mbrojtësi i djathtë Merih Demiral, që ka luajtur edhe 6 ndeshje me kombëtaren e Turqisë, shikohet edhe si një investim i mirë i “Zonjës”.

Ky kalim, pavarësisht nga fjalët për një afeksion të Sarrit, bën të “pista” Juventus të mbyllet per mbrojtësin Hysaj, që i ka dhënë lamtumirën me Napolin me kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!