Milan në gjurmët e Iskos…

Isko drejt Milanos. Së paku kështu shprehën te Milan duke ju referuar medias spanjolle Marca.
Xhampaulo, trajneri i ri i kuqezi, ka ndërmend të ndërtojë një skuadër kompetitive dhe klubi duket se është gati të operojë pikërisht te mbretërorët.
Sipas iberikes, vetë Isko, është vënë në dijeni të një ofertë eventuale nga krerët e Milanit dhe një gjë e tillë mund t’i interesojë vetë mesfushorit të Realit dhe kombëtares së Spanjës.
Nga ana tjetër, Dani Ceballos, është një tjetër futbollist që ka krisur marrëdhëniet me Zidan dhe shihet drejt largimit.