“E ardhmja? Nuk e di, por do ta mendoj”…

“Qëllimi im tani është të bëj një “Copa America” të bukur. Nuk e di ende të ardhmen time. Do të mendoj për këtë, po. Por do të jenë ditët e ardhshme për të menduar për këtë”.

Kështu është shprehur Hames Rodriguez, sulmuesi i Kolumbisë, në fund të fitores kundër Katarit, në “Copa America” që përfundoi në orët e para të ditës së sotme.

Ishte pasimi i tij që i krijoi mundësinë Zapatas të shënonte edhe golin e fitores së Kolumbisë. Hames Rodriguez, që është kthyer te Real Madrid pas përfundimit të huazimit te Bayern Mynih, është objektiv i tregut të Napolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!