Kolumbia në 1/8 finale, Argjentina zhgënjen

Me fitoren 1-0 kundër Katarit, përfaqësuesja e Kolumbisë u bë skuadra e parë e kualifikuar për në çerekfinalet e “Copa América 2019”, që po zhvillohet në Brazil.

Takimi i dytë i grupit B, ai ndërmjet Argjentinës dhe Paraguajit, u mbyll në barazim 1-1, ku gjërat mund të shkonin më keq për skuadrën e Mesit, së cilës tashmë i duhet të fitojë ndaj Katarit për të shpresuar për t’u kualifikuar për në çerekfinale.

Grupi B: Kolumbi-Katar 1-0 (D.Zapata 86’)

Pas fitores 2-0 ndaj Argjentinës, sot “trikolorët” fituan 1-0 edhe ndaj Katarit, duke udhëhequr grupin me 6 pikë në dy ndeshje. Në stadiumin “Morubi” të Sao Paolos, kolumbianet nuk e vunë për asnjë cast në dyshim fitoren ndaj miqve aziatikë.

Pas golit ndaj “albiçelestëve”, Duvan Zapata i Atalantës, ishte sërish heroi ndeshjes, i cili në të 86-tën konkretizoi epërsinë e ekipit të “kafenjtë”, duke shënuar golin e vetëm të fitores së Kolumbisë.

Edhe pse pa Radamel Falkaon në përbërje, kolumbianët diktuan në fushën e lojës. Në të 5-tën ata shënuan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Martinezit. Fraksioni i dytë i takimit nisi me një pretendim të kolumbianëve për penallti, që gjyqtari me ndihmën e VAR, nuk e akordoi.

Këmbëngulja e “trikolorëve” në kërkim të golit të fitores do të intensifikohej gjithnjë e më tepër, ndërkohë që portiere David Ospina do të thjeshtë një spektator në fushë.

Në të 86-tën do të vinte edhe çasti i shumë pritur. Hames Rodriguez do t’i jepte një top të artë Duvan Zapatës, i cili me kokë do ta përgonte në rrjetë. 1-0 dhe 6 pikë në dy ndeshje për Kolumbinë.

Grupi B: Argjentinë-Paraguaji 1-1 (L.Mesi 57’(p) / R.Sançez 37’)

Pas 97 minutash lojë në Belo Horizonte, Argjentina barazoi 1-1 me Paraguajin. Rezultati mund të kishte qenë edhe më i keq për “albiçelestët”, nëse portiere Armani nuk do të priste një penallti të ekzekutuar nga Gonzales.

Ky ishte edhe heroi i ndeshjes për skuadrën e Skalionit, që ende nuk di të ndërtojë një 11-tësh të denjë për emrin dhe kualitet që ka në skuadër, ku gjithkush luan sipas mënyrës së tij.

Gjithsesi, Argjentina ende nuk është larguar nga “Copa America”. Barazimi, i ka krijuar shansin që të dielën në Porto Alegre të mundi Katarin, për të siguruar vendin e dytë në grup, ose një mundësi të mirë si e treta.

Edhe në këtë ndeshje, Argjentina zhgënjeu me lojën që zhvilloi. 45 minutat e para u mbyllën 1-0 për paraguajanët, pas golit të realizuar Riçard Sançez në të 37-tën. Në fraksionin e dytë, në radhët e “albiçelestëve” u fut Kun Aguerro, për të fuqizuar manovrën sulmuese.

Gjyqtari brazilian Uillton Sampaio, me ndihmën e VAR, do të akordonte penallti, pasi do të dallonte një prekje të topit me dorë nga mbrojtës paraguajan. Nga pika e bardhë kapiteni Mesi nuk do të gabonte dhe do të ekuilibronte shifrat në 1-1.

5 minuta më pas gjithçka mund të përmbysej. Otamendi pengon në zonë Derlis Gonzales dhe gjyqtari nuk heziton. Penallti. Gabimin e mbrojtësit të Sitit e shlyen portieri Armani, i cili pret dhe bëhet heroi i “albiçelestëve”.

Trajneri Skalioni ndërhyn, futi në fushë De Marian që as u pa në ishte në lojë apo jo, vendosi 4 sulmues, por pa dobi. Argjentina ishte pa ide, konfuze, totalisht zhgënjyese edhe pse zgjati 97 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!