Talenti i Interit bashkohet me kuqezinjtë…

18-vjeçari i talentuar i Interit, Riad Krasniqi ka vendosur të luajë me kuqezinjtë e rinj të Shqipërisë. Ai do të do të vihet nën urdhërat e trajnerit Nevil Dede, i cili më 27 dhe 28 qershor do të zhvillojë një zbor stërvitor në Tiranë.

Sulmuesi Krasniqi më parë është grumbulluar dhe ka qenë pjesë e ekipit përfaqësues së Kosovës U-19. Nuk dihen arsyet, por e sigurtë është, që Riadi ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur t’i bashkohet kuqezinjve të Shqipërisë.

Një lajm të tillë e bën të ditur vetë klubi i Interit, i cili njofton se i riu 18-vjeçar i talentuar kosovar Riad Krasniqi, ka vendosur t’i përgjigjet ftesës për t’u bashkuar me kuqezinjtë e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!