Femrat kuqezi fitojnë 3-1, edhe në Ohër…

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, ka fituar me rezultatin 1-3 edhe në ndeshjen e dytë miqësore, të zhvilluar të dielën në stadiumin e Ohrit, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2, me gola të Arbiona Bajraktarit në minutën e 8-të dhe Qëndresa Krasniqit në minutën e 45-të. Vajzat e kombëtares e kanë dominuar ndeshjen, në minutën e 20-të portierja Rexhepi priti një penallti.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ekipi kuqezi i femrave ka vijuar të njëjtin ritëm të lojës dhe në minutën e 73-të, Rrahmani shënon golin e tretë për Shqipërinë. Maqedonia e Veriut shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të me anë të Gentjana Rochit.

Shqipëria e femrave zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!