Enea Mihaj te kampionët, PAOK i Selanikut!

Futbollisti kuqezi Enea Mihaj do të luajë me PAOK të Selanikut sezonin e ardhshëm. Sipas mediave greke, mbrojtësi i Kombëtares ka arritur akodin për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, që këtë sezon u shpall edhe kampion i Greqisë.

Mihaj ka qenë pjesë e skuadrës së Panaitolikos në 3 sezonet e fundit. Mbrojtësi 21-vjeçar është një “zbulim” i trajnerit Panuçi, që për fatin e tij të keq, u dëmtuar që në ndeshjen premierë me fanelën kuqezi.

Ai është grumbulluar në Kombëtare edhe nga trajneri Edi Reja, por nuk është aktivizuar si ndaj Islandës, ashtu edhe ndaj Moldavisë në “Elbasan Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!