Humels, rikthimi te Dortmund

Mats Humels rikthehet zyrtarisht te Borusia Dortmund. Klubi verdhezi, ka bërë me dije lajmin përmes kanaleve zyrtare duke lajmëruar kthimin 30 vjeçarit te nënkampionët e Gjermanisë.
Mbrojtësi i Bajern dhe i kombëtares gjermane,rezulton futbollist i skuadrës bavareze që nga viti 2016, ndërsa Bajerni e bleu pikërisht nga Dortmundi për 35 milion euro.
Lëvizja e Humels, vjen pas një sezoni jo dhe aq të mirë në aspektin personal. Disa dëmtime por dhe preferenca në rënje e teknikut kroat të Bajernit Niko Kovaç ndaj shtatlartit me numër 5, duket se bëhën shtysë për rikthimin e Mats, atje ku mori famë,Dortmund.
Mats Humels u aktivizua me Dortmundin nga 2009 deri në 2016.
