Vendimi i CAS shtyhet, pas kalendave greke

Ndërkohë që të gjithë prisnin 21 qershorin, për të mësuar verdiktin të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë për çështjen e Skënderbeut, në Korçë ka mbërritur një njoftim i këtij institucioni. Ai i bën me dije drejtuesit e klubit të Skënderbeut për ndryshimin e kësaj date.

Sipas këtij njoftimi, vendimi për çështjen në fjalë nuk do të jepet më 21 qershor, siç ishte njoftuar më herët, por është shtyrë për më 12 korrik. Këtë lajm, aspak të mirë e ben të njohur vetë klubi Skënderbeu,teksa ka zbuluar korrespondencën me CAS.

“CAS shtyn datën e vendimit. Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar. KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik. Me Respekt, KF Skënderbeu”, njofton klubi korçar.

Pas këtij njoftimi, shuhet çdo shpresë dhe mundësi e hamendësuar për pjesëmarrjen e klubit të Skënderbeut në Europa League në rast të marrjes së pafajsisë. Mesa duket, CAS do ta jape verdiktin e tij pas kalendave greke, siç thonë në Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!