Apolonia e gjen trajnerin, Artan Mërgjyshin!

Artan Mërgjyshi do të jetë trajneri i ri i Apolonisë për sezonin e ri futbollistik. 51-vjeçari kryeqytetas zëvendëson Gentian Stojkun, i cili u largua me mirëkuptim me drejtuesit fierake pas një përvoje afro 5-mujore.

Në mjediset e klubit myzeqar përflitet se Mergjyshi vjen në krye të Apolonisë me një projekt të qartë dhe shumë ambicioz, që synon ngjitjen e skuadrës fierake në Kategorinë Superiore. 

“Me drejtuesit e Apolonisë kemi rënë dakord që ta drejtoj këtë skuadër për sezonin e ri. Për mua është një rikthim te kjo skuadër, por edhe një përgjegjësi e madhe për objektivat që ka Apolonia, një klub me administrim shumë profesional. Skuadra ka nevojë për 3-4 përforcime, sepse baza e sezonit të kaluar me 13-14 lojtarë është e mirë”, ka deklaruar trajneri Mergjyshi pas nënshkrimit të kontratës me drejtuesit fierakë.

Trajneri kryeqytetas e ka drejtuar Apoloninë edhe në sezonin 2015-2016, kur ajo luante në Superiore. Përvoja e Artan Mërgjyshit është e pasur në fushën e trajningut.

Më herët ai ka drejtuar ekipet e Dinamos, Kastriotit, Besës dhe Korabit. Sezonin e shkuar Mërgjyshi ishte trajner i skuadrës së Laçit, për ta mbyllur sezonin së fundmi si drejtor teknik i Dinamos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!