Kili goleadë, Japonia mendjen te Olimpiada

Grupi C: Japoni-Kili 0-4 (Pulgar 41’, Vargas 54’, 83’, Sançes 82’). Në këtë grup kryesojnë Kili dhe Uruguaji, të cilët duken në distancuar në vazhdimin e garës

Në stadiumin “Morumbi” të Sao Paolos, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kili ka shpartalluar Japoninë. Po ashtu si “çelestët” një ditë më parë, kilenët kanë fituar 4-0 duke udhëhequr në grupin C së bashku me Uruguajin me nga 3 pikë dhe me nga 4 gola.

Kilenët e patën relativisht të thjeshtë fitoren. Përballë emrave dhe përvojës së Arturo Vidal, Geri Medel, Aleksis Sançes, Mauricio Isla, që i kanë kaluar 100 ndeshjet me përfaqësusen e tyre, “samurajtë blu” ishin tepër të vegjël, edhe pse në radhët e tyre ishte Takefusa Kubo, i konsideruar si “Mesi” i ishullorëve.

Japonia e Sao Paolos nuk ishte ajo e botërorit “Rusia 2018”, si të ftuar në “Copa America”, ata ishin me një ekip thuajse 20-vjeçarësh, me synim përgatitjen e tyre për Olimpiadën e vitit të ardhshëm.

Gjithsesi, kilenët nuk e patën fushë me lule. “Samurajtë blu” rezistuan deri në minutën e 41-të. Pas golit të Pulgar, në fraksionin e dytë ata do të “dorëzoheshin”. Sançes dhe Vargas me dopiedën e realizuar, do të fiksonin fitoren 4-0 të Kilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!