Femrat kuqezi përmbysin maqedonaset…

Kombëtarja kuqezi e femrave, që drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani, ka fituar 3-1 në miqësoren ndaj kombëtares së Maqedonisë së Veriut, zhvilluar sot në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit.

Edhe pse miket kaluan të parat në epërsi me anë të Maksutit (12’), futbollistet tona kuqezi gjetën forca për ta përmbysur rezultatin. Në fraksionin e parë Gjini (36’) vendosi ekuilibrin, ndërkohë Doçi (76’) dhe Bajraktari (80’), do të fiksonin shifrat 3-1 të fitores së kombëtares sonë të femrave.

Të dielën e 16 qershorit, kombëtarja jonë e femrave do të zhvillojë në stadiumin e Ohrit miqësoren e dytë, atë të kthimit, ndaj kombëtares së femrave të Maqedonisë së Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!