Teuta nuk ndalet, shtohet me një “grek”…

Skuadra durrsake e Teutës po nxition në formatimin e saj. Kësisoj ajo është hedhur fuqishëm në merkato, duke zyrtarizuar shpejt e shpejt të përzgjedhurit e saj.

Pasi kanë firmosur me qendërmbrojtësin Rustem Hoxhën dhe mbrojtësin e djathtë Bllagoja Todorovski, klubi durrsak tani i beson fanelën e Teutës, një mbrojtësi të majtë “grek”.

Bëhet fjalë për Alexandros Kouros, i lindur në Poliçan, por i natyralizuar si grek. 25-vjeçari ka arritur akordin me drejtuesit dhe është zyrtarizuar nga klubi i Teutës.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë zyrtarët e klubit durrsak me fotot e postuara. Skraparliu Koruos luan si mbrojtës i majtë dhe vjen nga PAE Kërkyra, skuadër kjo e ishullit të Korfuzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!