Teuta europiane ka nisur nga mbrojtja…

Pasi kanë bërë të tyrin qendërmbrojtësin Rustem Hoxha, drejtuesit durrsakë bëjnë një tjetër goditje në merkaton për forcimin e skuadrës së tyre. Edhe kontrata e dytë e bregdetarëve ka qenë një mbrojtës.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e djathtë të Shkëndijës së Tetovës, 33-vjeçarin Bllagoje Todorovski. Lajmin e bën të ditur vetë klubi durrsak në “Facebook”, ku i uron mirësardhjen te Teuta futbollistit nga Maqedonia e Veriut.

“Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtësin e djathë Blagoja Todorovski
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e dytë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Blagoja Todorovski ,mbrojtësi i djathë 33-vjeçar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e KF Shkëndija.

Maqedonasi është 33-vjeç, teksa gëzon një karrierë tepër të pasur. Në të kaluarën Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sileksit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit. Mbrojtësi numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit Teuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!