Teuta “divorcohet” edhe me Dajan Shehin

Futbolli kërkon edhe pak fat. Mbrojtësi Dajan Shehi nuk e ka patur atë këtë sezon. I konsideruar si një lojtar me perspektivë, pas një aventure të pasuksesshme në Kroaci, elbasanasi shtatlartë bëhet pjesë e skuadrës durrsake.

Për të mos qëndruar në stol, Teuta e huazoi te Kastrioti. Aty, te krutanët Dajani aksidentohet dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. U rikthye sërish te Teuta, por sot klubi durrsak bën me dije se e ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me mbrojtësin shtatlartë elbasanas.

“Dajan Shehi largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot Shehi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutës. Mbrojtësi ishte edhe një vit nën kontratë me Teutën, por palët prishën marrëveshjen me konsensus. Shehi sezonin e fundit ishte huazuar te Kastrioti. Klubi i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist”, shkruan klubi durrsak përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Shtatlarti Dejan Shehi që nga sot është lojtar i lirë, duke mos e përcaktuar ende adresën e tij të re për sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!