Thirrje shoviniste serbe ndaj Kosovës….

“Nëse jeni serb nuk duhet të luani ndaj Kosovës!”, – janë thirrjet e medias serbe në prag të ndeshjes ndaj Malit të Zi

Shovinizmi serb nuk ka të sosur ndaj shqiptarëve. Ata nuk lenë rast t’u shpëtojë pa shfryrë mllefin që kanë të ushqyer prej vitesh nga propaganda shoviniste e serbe.

Edhe sot, mediat serbe kanë nisur një fushatë presioni ndaj lojtarëve serbë që luajnë për Malin e Zi, duke u bërë thirrje atyre që të mos luajnë kundër Kosovës, në ndeshjen e sotme.

Kjo thirrje iu është bërë lojtarëve të lindur në Serbi si: Mirko Ivaniq, Filip Stojkoviq, Adam Marushiq, Marko Simis dhe Vukan Saviqeviq.

“Nëse e ndieni veten serb, nuk duhet të luani ndaj Kosovës”, është titulli i gazetës serbe “Informer”, e afërt me qeverinë e Serbisë, raporton “Olle”. “Të pesë lojtarët nuk duhet të kenë dilema të premten”, shkruan më tej gazeta serbe, e cila shtron pyetjen, se si do të reagojnë lojtarët serbë, kur ta dëgjojnë himnin e “shtetit fallc” të Kosovës, sipas tyre.

Ndeshja Mali i Zi-Kosovë për eliminatoret e Euro 2020 do luhet sonte në Podgoricë prej orës 20:45, në një stadium pa tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!