Ikën Mula, Vëllaznimi pa trajner…

Blerim Mula nuk do të jetë më trajner i Vëllaznimit të Gjakovës. Atij i ka përfunduar kontrata me presidentin Agim Cana, ndërkohë që ka patur edhe probleme shëndetësore pas humbjes ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen e “play-off”-it .

“Mula do të rikthehet në Shkollën e Futbollit, sepse ashtu ishte marrëveshja. Ne brenda 10 ditësh do ta emërojmë trajnerin e ri”,- ka deklaruar menaxheri i klubit gjakovar, Besnik Gojani për “Olle”.

Kujtojmë se presidenti Agim Cana, edhe pse Vëllaznimi është drejtuar nga Gani Sejdiu dhe Ismet Munishi, ka dështuar  në synimin për ta ngjitur skuadrën nga Gjakova në IPKO Superligën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!