Kosova U21, triumfi në 45′

U21: Andorrë-Kosovë 0-4 (Gashi 4′ (p), Daku 30′, Mema 32′, Abedini 45′)

Kosova U21, në takimin me Andorrën U21, pjestare në grupin e tretë eliminator për kampionatin Europian të vitit 2021, ku bën pjesë dhe Shqipëria U21, shpartalloi në 45 minuta skuadrën që ndali ekipin e Bushit më 26 mars, në shifra 2-2.

Gashi në të 4-tën me penallti dhe Daku (30’) Mema (32’) dhe Abedini në të 45-tën vendosën përfundimisht fatet e kësaj dalje të parë të Kombëtares së moshave “Dardane” që në pjesën e parë. E dyta, falë kontrollit të lojes nga U21 e Kosovës, nuk prodhoi gola .

Në këtë mënyrë, Kosova U21, regjistron fitoren e parë në po aq ndeshje në grup. Ndeshjen e radhës, skuadra “dardane”, do ta luajë në shtëpi me 11 qershor ndaj homologëve të Turqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!