Trepça’89, i “takon” IPKO-s


Në “Fadil Vokrri”, Trepça ’89 kalon Vëllaznimin e Gjakovës dhe mbetet në Superligë. Në fund pati tension.

Trepça 89’ 4-2 Vëllaznimi  (Asare 15’, Manaj 54’, Hyseni 65’,  Hoti 87’ /  Bardhoku 26’, Murati 44’ )

Trepça ’89 mbetet në Superligen IPKO të Kosovës. Në takimin play-out me Vëllaznimin  e Gjakovës, luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, skuadra nga Mitrovica ia doli të fitojë bindshëm, duke regjistruar rezultatin teknik 4-2.

Fillimisht ishte skuadra që u rendit e 9-ta në fund të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në  minutën e 15-te me Riçard Asare zhbllokoi shifrat. Loja nis të ofrojë të tjera episode me gjakovarët që i afrohën barazimit. Në të 26’ Bardhoku barazon shifrat, por skuadra e Ligës 1, shtyn përpara dhe pa u mbyllur pjesa e parë, kalon në epërsi në të 44’ me Muratin.

Pjesa e dytë ka tjetër histori. Formacioni që preku finalen me Feronikelin pak ditë më parë, me Arb Manaj, barazon në të 54’, ndërkohë që supermacinë dhe diktatin në këtë duel, për një vend në IPKO, duket se e vendos Hyseni në 65’.

Me përmbysjen në pak minuta, loja humbet “skemat’ dhe skuadrat në fushë, kërkojnë të marrin maksimumin. Gjithsesi për t’i kthyer “lavdinë” Trepçe ’89, mendon një “ëngjell”, ndërsa 3 minuta nga fundi, Ëngjell Hoti, siglon golin e 4-t për ekipin e Trepçes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!