Valverde do Grizman, po Mesi me shokë?

Kjo duhet pritur për ta mësuar. Fakt është, që Ernesto Valverde e dëshiron në skuadër nje lojtar, si sulmuesi francez Antonio Grizman.

Pavarësisht përshpërimave dhe zëra kundër në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, trajneri i katalanasve ka miratuar projektin e presidentit Josep Maria Bartomeu për të përfshirë në organikën “blaugrana” sulmuesin e larguar nga Atletiko Madrid.

Por siç raporton spanjolja “As”, nëse realizohet ky operacion, sfida më e madhe do të jetë ajo midis trajnerit Valverde me kapitenin Leo Mesi dhe shokët e tij të skuadrës. A do ta pranojnë ata në gjirin e tyre sulmuesin Antonio Grizman?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!