Hazard zyrtarisht i Realit…

Klubi i Realit, njofton se ka zyrtarizuar mblerjën e madhe të verës, Eden Hazard. Prej javësh belgu 28 vjeçar, ishte në radarët e madrilenëve, teksa sonte në mbrëmje, ka ardhur finalizimi me futbollistin e Çelsit.

Mesfushori ka firmosur për “galatikët” deri në 30 qershor 2024. Sakaq,
prezantimi i Hazard në “Santiago Bernabeu” , i cili pritet të jetë i tejmbushur, do të kryhet të enjten më datë 13 qershor. Transferimi i belgut i ka kushtuar 100 milionë euro arkave të Real Madrid. E raporton spanjollja “AS”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!