Joviç i “prin”, Hazard te Reali…

Kontratë 6-vjeçare për sulmuesin e Eintraht, Luka Joviç. “Revolucioni” Real Madrid, nis me një supergoditje teksa Joviç, do të  veshë fanellën e galaktikëve për 60 milion euro, lajmëron klubi.

Megjithatë vetë Joviç, pritet të fitojë rreth 10 milione euro në sezon. 27 gola dhe 7 asiste në Bundesligë dhe Europa League, e bëjnë sulmuesin mjaft të dobishëm për skuadrën e Zidan.

Pas Militao dhe Rodrigo, Joviç figuron i treti në këtë “shkundje” verore të madrilenëve. Aq më tepër që së shpejti, klubi do të zyrtarizojë lëvizjen e madhe me emrin Hazard.

Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Realit, Hosè Angel Sançez, gjendet në Londër për të mbyllur transferimin. Gjithsesi për Eden Hazard, Çelsi ka nisur të rrisë pretendimet, duke alarmuar disi kampin mbretëror. Sakaq, asi i Çelsit, gjëndet në grumbullim me kombëtaren e Belgjikës. Brenda javës, pritet konkludimi i operacionit “Hazard”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!