Trajneri Skënder Gega, i falenderon të gjithë

Pas zyrtarizimit të largimit nga pankina e Partizanit, trajneri Skënder Gega, ka dalë me një deklaratë, drejtuar opinionit sportiv për vendimin e tij, duke u shprehur, se kanë qenë arsyet personale ato që e kanë detyruar të kërkojë largimin nga Partizani.

Në këtë letër lamtumire, botuar në faqen zyrtare të klubit “të kuq” në rrjetin social në “facebook”, trajneri Gega i falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, deri te tifozët, të cilët e ndihmuan në fitimin e titullit kampion.

“Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trajner, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.

Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës.

Dua të falënderoj:

Klubin Partizani,

Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës.

Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin.

Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësinë që më dhuruan.

Tifozët e mrekullueshëm të Partizanit për mbështetjen.

Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.

Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trajnerë suksese !

Me shumë respekt

Skënder Gega”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!