Partizani, zyrtarizon largimin e Gegës…

Klubi i Partizanit, të shtunën në darkë ka zyrtarizuar lamtumirën e trajnerit Skënder Gega. Kampionët e Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, kanë saktësuar se largimi ishte pasojë e një kërkese të vetë trajnerit Gega për ta ndërprerë bashkëpunimin.

“Klubi i Futbollit Partizani, 16 herë kampion i Shqipërisë, falënderon trajnerin Skënder Gega për punën e kryer gjatë sezonit të tij të parë në krye ekipit. Trajneri Gega, falë kontributit, punës, përkushtimit dhe disiplinës arriti të krijonte një grup triumfues duke fituar respektin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit.

Klubi saktëson, se Gega ishte nën kontratë dhe për sezonin e ardhshëm, por për arsyet e tij personale ka vendosur të ndërpresë me mirëkuptim kontratën me klubin për të mos e vijuar punën e tij në drejtimin e ekipit. Presidenti Gazment Demi, Drejtori Olsi Rama, si dhe stafi e lojtarët dëshirojnë të falënderojnë Skënder Gegën, i cili pas suksesit si lojtar, dha kontributin e tij që trofeu më prestigjioz futbollistik në Shqipëri të kthehej në shtëpi pas 26 vitesh.

Klubi duke falënderuar dhe një herë trajnerin Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi regjistroi në drejtim e tij, i uron njëkohësisht dhe suksese të mëtejshme në jetë dhe karrierë”, shkruhej në njoftimin e të kuqve. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!