“Endrra ime, në grupet e Europa League”…

Pas fitores së Kupës së Shqipërisë, trajneri i kuksianëve Ernest Gjoka, në emisionin “Gol pas Goli” do të komentonte edhe pritshmëritë pas mbylljes së sezonit, si dhe do të tregonte e të ardhmes me pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Si ndihesh nga ky sukses?

Patjetër që duhet të kemi vazhdimësi dhe ndihem mirë. Do të vazhdojmë të ecim përpara në sensin  e asaj që mora përsipër. E lashë Kukësin me trofe dhe e solla sërish trofeun. Kukësi po bën mirë, po fiton dhe po bëhet gati për kupat e Europës.

Mbrojtja gjithsesi shfaqi probleme dhe në Kupat e Europës duhet t’i rregulloni…

Sot është dita për të gëzuar, pastaj kemi kohë për të rikuperuar dhe për të përmirësuar. Me Gjicin e kemi konfirmuar se boshti i skuadrës do të jetë dhe do të operojmë në pikat ku kemi probleme.

Çfarë mendoni se duhet të ndryshoni?

Nuk është ndonjë gjë shumë e vështirë. Unë ika nga Kukësi sepse kisha misionin të kaloja një tur në Kupat e Europës, nuk e arrita dhe ika. Shpresoj të kalojmë një tur dhe ëndrra ime është të futemi në grupet e Europa League-s. Unë mendoj se do të kalojmë në turet përpara, nëse jo, nuk bie bomba, ne jemi me çantë në krahë. Në këtë botë që jetojmë ka një më të mirë se ne, kjo sepse bota është e pafundme dhe ne nuk kemi pse të mërzitemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!