“Aventura” e Frashërit mbyllet me Teutën…

Erlis Frashëri nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Teutës. Mbrojtësi 31-vjeçar, me një përvojë të pasur, grumbulluar nga lëvizjet e tij në mjaft skuadra, u bashkua me “djemtë e detit” në mesin e sezonit, pasi u largua nga Kamza.

Duke mos gjetur shumë hapësira për t’u aktivizuar në radhët e skuadrës durrsake, Frashëri nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”, ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm.

“Nga sot nuk jam më pjesë e KF TEUTËS. Falënderoj presidencën, stafin teknik dhe grupin e mrekullueshëm të lojtarëve me te cilët kalova shumë momente pozitive. Suksese”, shkruhet në postimin e mbrojtësit Erlis Frashëri. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!