Artim Shaqiri, trajneri i ri i Flamurtarit…

Ish-futbollisti i njohur nga Struga, Artim Shaqiri, do të drejtojë sezonin e ardhshëm ekipin e Flamurtarit të Prishtinës në IPKO Superligën e Kosovës, raporton portali “gazetaolle”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Imer Ademi, presidenti i kësaj skuadre të kryeqytetit kosovar.

Shaqiri, me një karrierë të pasur si futbollist, pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, që madje ka arritur të luajë edhe me Uest Bromuiçin në Angli, ka një karrierë relativisht të re si trajner.

Gjithsesi, Artim Shaqiri është i njohur për futbollin shqiptar. Jo për 8 ndeshjet që ka luajtur me Besën në vitin 2008. 45-vjeçari strugian, pas përvojës së parë si trajner i Shkëndijës së Tetovës, në sezonin 2014-2015 ka drejtuar skuadrën e Kukësit, pa mundur ta përfundojë kampionatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!