Gjilani shpëton, Besa jep lamtumirën…
Vetëm një gol i ka mjaftuar Gjilanit të Gentian Mezanit për të qëndruar IPKO Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “skifterat” fituan minimalisht 1-0, duke mposhtur Besën e Pejës në ndeshjen “play-out”, duke siguruar qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm në futbollin elitar të Kosovës.
Golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Keita Razak në minutën e 24-t, ndërkohë që futbollistët pejanë të Besës u përpoqën mjaft, por pa mundur ta barazonin ndeshjen. Në fund, Gjilani feston mbijetesën…