Tërbuni, kampion i Kategorisë së Dytë


Tërbuni-Devolli 1-1 (Nallbati 65’/ Metani 90+2). Penalltitë: 4-1. Në Shijak, fituesin e Kategorisë së Dytë, mes Tërbunit dhe Devollit, e përcaktojnë penalltitë. Oltijon Kernaja dhe Tërbuni i tij,  ngrenë trofeun e kampionit.

Tërbuni i Pukës shpallet kampion i Kategorisë së Dytë. Në “Tofik Jashari” të Shijakut, u takuan Tërbuni i Pukës, fitues i Grupit A dhe Devolli i Bilishtit i teknikut Stavri Nica si fitues i Grupit B në Kategori të Dytë. Edhe pse të dyja skuadrat kanë siguruar ngjitjen në Kategori të Parë, finalja për titullin kampion, i ka mbërthyer fort skuadrat në fushë asnjëanëse.

Fillimisht, juglindorët bardheblu, u duk se do ta kishin më të lehtë, pasi krijuan disa raste shënimi, ndërkohe që pukjanët me më shumë eksperiencë në kompeticionet sportive, ndalën gjithçka, duke e mbajtur të barabartë pjesën e parë.

Në të dytën, sërish janë devollinjtë që i afrohen më shumë zonës me fanella të kuqe. Për të ardhur në minutën e 65-te, ndërsa Nallbati ekzekton një goditje mjeshtërore nga rreth 30 metra, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portierit të Tërbunit.

E ndërsa loja afroi një tjetër mundësi të skuadrës së Nicës për të shënuar të dytin, vjen reagimi i formacionit të Kernajës. Me një element “Metan” në bord, Tërbuni që besoi deri në fund, gjeti barazimin pikërisht në minutën e dytë shtesë të finales.

Loja shtesë, dy herë nga 15 minuta, nuk prodhoi asgjë sa i takon golave. Te penalltitë Tërbuni “fton” dhe njëherë tjetër eksperiencën e akumuluar në të kaluaren, duke triumfuar 4-1. Bashkë me të dhe 20 milone leke të vjetër nga FSHF-ja.

Tërbuni i Pukes, kampion i kategorisë së dytë për edicionin 2018-2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!