Shqipëria U-19, Dede: Skuadra po formohet

Shqipëria e 19-vjeçarëve fillon nesër grumbullimin për dy ndeshjet miqësore që do të luajë me Kosovën në 3 dhe 5 qershor. Trajneri Nevil Dede ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku ka folur për dy miqësoret e radhës, si edhe për lojtarët e grumbulluar.

Për këtë grumbullim do të jenë 22 lojtarë, një pjesë e të cilëve vinë për herë të parë në grumbullim me këtë grupmoshë, siç është rasti i Lucaj, Selishta, Shiba, Ajazi etj. Skuadra është duke u përgatitur dhe testuar për ndeshjet eliminatore të muajit nëntor, ku Shqipëria ndodhet në grup me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë dhe faza kualifikuese zhvillohet në muajin nëntor në Belgjikë.

Në fjalën e tij, Dede ndërmjet të tjerash është shprehur: “Deri diku, kjo skuadër po formohet. Ka marrë një fytyrë. Strategjia e zyrës tonë përkatëse është që të shohim sa më shumë futbollistë nga Shqipëria. Këtë e kam deklaruar që në fillim. Arsyeja e parë dhe e vetme për këta futbollistë që marrin pjesë në klubet shqiptare është që të ketë respekt dhe vëmendje. Veç kësaj, i duhet dhënë oksigjen ekipeve shqiptare, pasi kanë edhe një sërë ekipesh zinxhir.

Mungesa? Përqindja më e madhe e lojtarëve janë të pranishëm. Por, duke qenë këto data, dikush mungon për impenjime të shkollës dhe të tjerë luajnë play-off. Ne me 3 qershor dhe 5 kemi ndeshjet zyrtare miqësore. Dikush është ende në aktivitet. Bozhani mungon sepse klubi i tij merr pjesë në play-out. Edhe disa emra të rinj, duhet ta shpjegojmë se kemi parë një pjesë. Ky ështe proces që ka edhe ndryshime. Nuk është se nuk i kemi nën vëzhgim dhe vëmendje,”- shkruan FSHF në faqen e saj zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!