Edin Xheko, tenton Fenerbahçen

Edin Xheko fluturon drejt Stambollit. Sipas asaj që raportohet nga media turke DHA, klubi i Fenerbahçes,është gati të shpenzojë për futbollistin 33-vjeçar nga Bosnja.
Xheko mbylli sezonin me Romën, por duket se nuk është më i preferuari kryesor i sulmit roman, ndaj sot, ai pritet të takojë në Turqi presidentin e “Fenerit”, Ali Koç.
Pak kohë më parë, qendersulmuesi ka shprehur hapur simpati për Interin dhe Antonio Konten që me gjasë do drejtojë zikaltërit edicionin e ri. Por sot, në rrugën e Stambollit. Sakaq, pas problemeve të shumta të Romës, disa futbollistë kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin te Roma. Njëri prej tyre, Edin Xheko.