Inter dhe Atalanta në festë, rrëzohet Empoli


Historike vëndi i tretë per Atalantën. Inter mision i arrirë, Milan dhe Roma në Europa League. Empoli ndjek Frosinonën dhe Kievon në Serinë B.

Seria A e mbylli “serinë”. Juventus kampion, ndërkohë që së bashku me bardhezinjtë, në champinos, do të marrin pjesë dhe Napoli, Atalanta dhe Inter. Nuk ka vënd për Milan që mbetet në europa league, ndërkohë që Roma  do nisë nga faza kualifikuese.

Në Serinë B, rrëzohen Kievo, Frosinone dhe Empoli. Këta të fundit ishin një pikë para Xhenovas, ndërsa humbja e sotme me Interin dhe barazimi i Xhenovas me Fiorentinën,  bëri që formacioni toskan i Andreazolit, të zbresë mes trishtimit një kategori më poshtë.

 Për bergamaskët e Gjimshitit dhe Berishes, vëndi i tretë dhe bileta për në Champions League, historike. Nuk e patën të lehtë këtë mbrëmje, teksa pas barazimit në pjesën e parë, shpërthyen në të dytën dhe thyen tabutë duke lënë pas emrat e mëdhenj të futbollit italian.

 Ndërkohë Roma përcjell me ovacione De Rosin në takimin e fundit. Madje jo vetëm kapiteni, por dhe trajneri Ranieri, merr duartrokitje pa fund në Olimpiko në ndeshjën e fundit. Koret e ultrasëve “Ranieri je njëri nga ne”, e kanë përulur trajnerin romak përpara fansave të Romes. Edhe pse verdhekuqtë, nuk siguruan një vënd në Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!