Gatuzo ikën zyrtarisht nga Milani…

Pas zërave për një largim të teknikut të Milanit, vjen pohimi nga vetë Gatuzo. Për “La Republica”, Xhenaro thotë, se ka vendosur të largohet. “Edhe pse me dhimbje. Duhej ta merrja këtë vendim. Mes meje dhe Milanit nuk ka çështje parash, apo afate të kontratës. Një zgjedhje e vujatur. Ishin 18 muaj me një skuadër, që kurrsesi nuk mund të jenë si me ndonjë skuadër tjetër.”

Në fakt, Gatuzo duket se ka marrë këtë vendim i shtyrë nga fakti që stafi i ri i Milanit, me Gazidis “Capo”, që i beson drejtimin Kampos që vjen nga Lila. Për Gatuzon, “sirena” nga Roma, Atalanta, apo Njukasëll.

Por sot, duket ishte ditë lamtumirash në kampin “kuqezi”. Në mesditë, drejtori Leonardo largohet nga Milani, postin e të cilit me shumë gjasa mund të zërë Paulo Maldini, një ikonë e klubit milanez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!