Hamilton “pushton” edhe Montekarlon…
Ashtu siç pritej, piloti britanik Ljuis Hamilton i Mercedesit ka fituar edhe Çmimin e Madh të Montekarlos.
Duke i nisur i pari në vijën e startit, kampioni i botës në fuqi, nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren e kësaj gare, e 6-ta në kalendarin e botërorit në Formula 1. Kjo ishte fitorja e 77-të e Hamiltonit në karrierë dhe e treta në pricipatë.
Edhe pse u nis i katërti, në vendin e dytë u ngjit piloti Sebastian Fetel i Ferrarit, i cili përfitoi edhe nga një dënim prej 5 sekondash i Maks Verstapenit të Red Bullit nga komisarët e garës.
Podi do të plotësohej nga piloti tjetër i Mercedesit, finlandezi Valteri Botas. Piloti vendas, i riu Çarls Leklerk, i ‘kokëkuqes” së Ferrarit, nga dëshira për të bërë një paraqitje sa më të mirë në garën e shtëpisë, gaboi dhe në xhiron e 18-të u tërhoq nga gara.