Formula E, homazh për legjendën Lauda…

Provat zyrtare për “pole-position”, që po zhvillohen në Berlin të Gjermanisë në Formula E, nisën me një ceremoni homazhi në respekt të një piloti legjendar në botën e makinave.

Jo vetëm Ferrari, por të gjitha skuderitë, zyrtarët, tifozët e pranishëm në këto prova, heshtën për 1 minut në kujtim të legjendës, pilotit austriak, Niki Lauda, i cili më 20 maj, në moshën 70-vjeçare, i dha lamtumirën kësaj bote.

Ishte një homazh për këtë figure, i cili ishte bërë një simbol emblemë për sportin e Formula 1, që do t’i mungojë botës së makinave, por jo historisë së saj me tri titujt e kampionit të botës dhe shumë ngjarjeve të karrierës së tij sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!