F1: Fetel mohon thashethemet, nuk ikën…

Sebastian Fetel nuk planifikon të tërhiqet nga garat në fund të vitit 2019. Piloti gjerman i ka mohuar thashethemet që u përhaqën gjatë fundjavës së shkuar në Montekarlo.
“Unë nuk kam ndërmend të ndalem, – është shprehur katër here kampioni i botës për “Auto Bild” – Ende argëtohem shumë në Formula 1 dhe kam ende diçka për të bërë me Ferrarin. Makina jonë është e mirë, por ne ende po përpiqemi ta përmirësojmë atë,”- shtoi ai.
Pavarësisht zhurmave, vështirësive të “kokëkuqes”, situata e komplikuar në renditjen për të fituar titullin botëror, duket se nuk kanë ndikuar në dëshirën e Fetelit, për të vazhduar të luftojë.
“Nuk kam ndërmend të tërhiqem,”- shprehet i vendosur, katër herë kampioni i botës. “Unë ende kam diçka për të bërë në Ferrari,”– shton Seb, duke deklaruar se ai ka ende ka shumë besim te e ardhmja e “kokëkuqes” së shtëpisë në Maranelo.