Valencia fiton Kupën në Spanjë

● Barcelona-Valencia 1-2 (Mesi 74’/ Gamiero 22’, 33’). Valencia e zhyt në krizë Barcelonën. Valverde “ik”.
Në Sevilje, në stadiumin “Benito Villamarin”, vjen goditja e dytë e trishtë për Barcelonën. Valencia godet në shënjë dhe me dy gola të shënuar nga Gameiro e Rodrigo, kthehet në triumfuesen e madhe të mbrëmjes.
Kupa e Mbretit, udhëton drejt Valencias, skuadrës që e mbrojti me “thonj” avantazhin e fraksionit të parë, ndërsa shënuan dy herë.
Edhe pse Mesi goditi shtyllën dhe shënoi një gol, këto nuk mjaftuan që blaugranët të triumfonin e të bënin një autokritikë për atë shpartallim të pak javëve më parë nga Liverpuli në Champions.
Nëse Reali ishte humbësi i madh i këtij sezoni futbollistik, me dështimin e dytë në pak ditë të gjigandit tjetër të Spanjes, problemi bëhet shqetësues. Gjithsesi, Barça shpëton disi, nga titulli i fituar kampion në La Liga.